Këtë javë vjen oferta për aeroportin e Vlorës, asgjë për Kukësin

Këtë javë vjen oferta për aeroportin e Vlorës,

Këtë javë qeveria shqiptare pret ofertën për ndërtimin e aeroportit rajonal të Vlorës, i cili sipas kryeministrit do të rrisë konkurencën dhe ulë çmimet.

Në Tonight Ilva Tare, Rama u pyet edhe për aeroportin e Kukësit,  të cilin si duket qeveria nuk e ka prioritet për momentin pasi siç tha Kryeministri nuk ka pasur interes për të.

Tare: Kur do të fillojë puna në aeroportin  e Kukësit?

Rama: Nuk është për momentin në proces pasi deri tani nuk kemi pasur në tavolinë ndonjë shprehje interesi. Besoj se këtë javë duhet të na vijë kërkesa zyrtare për aeroportin e Vlorës dhe jemi në fazë të avancuar të instalimit të linjës tonë ajrore. Besoj se do të krijohen kushtet për më tepër konkurrencë dhe më pas çmime më të ulëta.Do të vijë kërkesa nga i njëjti grup që ndërton aeroportin e tretë të Stambollit. Në Sarandë aeroport turistik, në Vlorë rajonal.



EMISIONET