Tre bashki peticion Ramës e Metës: Të lirohen të arrestuarit për Rrugën e Kombit, anuloni taksën

Një peticion i është drejtuar Presidentit Ilir Meta dhe kryeministit Edi Rama nga këshilltarët e tre bashkive të qarkut të Kukësit në lidhje me situatën e krijuar për pagesën në rrugën e Kombit. Kreut të Shtetit i kërkohet të ushtrojë autoritetin ligjor për lirimin e 4 të arrestuarve për djegien e pikës së pagesës në rrugë, ndërsa kryeministrit të anulojë tarifën për banorët e qarkut të Kukësit.

Këshilltarët e tre bashkive të Qarkut të Kukësit i janë drejtuar me peticione Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama për situatën e krijuar pas protestave kundër pagesës në rrugën e Kombit.

Kreut të Shtetit, këshilltarët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës i kërkojnë të ushtrojë autoritetin ligjor për lirimin e 4 të burgosurve si dhe ndërprerjen e procedimit penal ndaj protestuesve të tjerë

Ndërsa qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama personalisht i kërkohet anulimi i pagesës për Qarkun e Kukësit.

 “Të ushtrojë autoritetin ligjor për konsiderimin e kontratës koncensionare në mospërputhje me interesat e komunitetit, e si e tillë, të vendosë anulimin e taksës në Rrugën e Kombit për rajonin e Kukësit”

Në peticionet drejtuar dy krerëve të shtetit, këshilltarët e tre bashkive të qarkut Kukës thonë se ata do të vazhdojnë të jenë në mbështetje të 4 të arrestuarve deri në lirim dhe të interesave të zgjedhësve dhe për këtë presin edhe mbështetjen e autoriteteve.

Pas protestës në rrugën e Kombit, pagesa është pezulluar ndërsa qeveria ka njoftuar se është në një proces negociatash me koncensionarin për skemën dhe tarifat preferenciale për banorët e qarkut të Kukësit.



EMISIONET