Kërkohet për trafik droge, shfaqet në klipin e këngëtarit të njohur

Kërkohet për trafik droge, shfaqet në klipin e

Ai është një ndër bosët më të kërkuar të drogës por kjo nuk e ka ndalur Francisco Tejon të shfaqet në një videoklip të këngëtarit kubanez, Clase-A.

Sipas njoftimeve të para pamjet besohet se janë xhiruar në Camapo de Gibraltar ndërkohë që policia spanjolle po përpiqet të gjurmojë vendin dhe të gjejë Tejon, i cili është anëtar i bandës Los Castanitas.

Francisco u arratis nga paraburgimi në Marok në vitin 2016 dhe mbetet në arrati, megjithëse udhëheqësit e bandës Samuel Crespo dhe vëllai i Francisco, Antonio u arrestuan vetëm disa muaj më parë në La Linea de la Concepcion.

Ai kërkohet për trafik droge, krimi të organizuar dhe pastrim parash, ndërsa policia gjithashtu po heton këngëtarin Clase-A. Në video, Clase-A dhe Francisco shfaqen në një makinë para se të bashkohen me një grup vajzash.

EMISIONET