Kërkohet tjetër referendum, 700.000 londinezë kundër ‘brexit’

700 mijë qytetarë të Londrës protestuan sot duke kërkuar një votim të dytë popullor, i cili do të përcaktojë të ardhmen e vendit brenda ose jashtë Bashkimit Europian. Në fjalën e tyre, të pranishmit thanë se Britania duhet të qëndrojë brenda bllokut. Edhe pse kryeministrja May e ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e një referendum të dytë, protestuesit shpresojnë se do të ketë një ndryshim të qëndrimit.

Në protestën më të madhe të llojit të saj, 700 mijë qytetarë londinezë vërshuan ditën e shtunë në rrugët e kryeqytetit britanik, duke kërkuar një referendum të dytë që do të përcaktojë qëndrimin ose daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Edhe pse kryeministrja Tereza May e ka kundërshtuar idenë për të shkuar sërish në votim popullor, protestuesit kanë ende shpresë se mund ta mbajnë vendin në brendësi të BE-së.

Lëvizja pro-europiane gëzon edhe mbështetjen e kryetarit të Bashkisë së Londrës, Sadik Khan, i cili gjatë fjalës së mbajtur përpara të pranishmëve theksoi se kryeministrja Mey, po e dërgon Britaninë në një udhë të gabuar.

“Kjo qeveri po na dërgon ose drejt një ‘Brexit-i’ të gabuar, ose drejt një udhe pa marrëvshje. Këto opsione janë një milionë milje larg asaj që na u premtua. Qeveria duhet ta dijë se nuk ka një mandate për të luajtur kumar me të ardhmen tonë.”

Protesta masive në Londër vjen në një kohë kur afati për të arritur një marrëveshje mes BE-së dhe Britanisë po ngushtohet dhe gjasat për të arritur një marrëveshje në kohë janë mjaft të pakta, bazuar në deklaratat e e palëve respektive.

Gjithësesi, mbetet të shihet nëse ideja për një referendum të dytë do të merret në konsideratë.

 

EMISIONET