Edhe pse marrëveshja për koncesionin e Portit Porto Romano ka shumë pak kohë që u miratua në Kuvend, kompania ka kërkuar një shtesë fondi për arsye teknike.

Sekretari i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë sqaroi se shtesa prej 4.5 mln dollarë kërkohet për ndërtimin e e një argjinature pasi aluvionet në këtë zonë e bëjnë të pamundur punën.

"Shoqëria ka paraqitur një kërkesë për një shtesë të projektit për kalimin e kësaj zone me tubacione mbi një argjinaturë artificiale"

Edhe pse e miratuan marrëveshjen deputetët si të opozitës dhe të mazhorancës ngritën si shqetësim ndikimin që mund të ketë kjo ndërhyrje në shkarkimin e ujërave të qytetit dhe në ekosistem.

Koka: Është një zonë me shumë rrezik për qytetin e Durrësit. Çka do të thotë se kërkon nga ana e institucioneve përkatëse të rrisni gatishmërinë dhe jo thjesht të jenë në rregull me dokumentacionin.

Bare: Unë e quaj të rëndë ndërhyrjen në atë sistem dhe mos marrjen përsipër, biles publikimin e të dhënave edhe për komunitetin por edhe për institucionet përkatëse.

Projekti për ndërtimin, shfrytëzimin dhe operimin e portit në Durrës parashikohet të përfundojë brenda 18 muajve nga nisja e punimeve, ndërsa në total vlera e projektit është 14.5 mln dollarë.

/Ora News.tv/