Allison Becker nuk është në shitje.

Kështu ka deklaruar presidenti i Romës, James Pallota në një konferencë për shtyp.

Unë nuk e kuptoj pse njerëzit vazhdojnë të më pyesin nëse Alisson do të jetë portieri ynë edhe sezonin e ardhshëm. Nuk kemi ndërmend ta shesim. Asnjë shans”,-tha Pallota.

Për shërbimet e portierit të verdhekuqve Alisson kanë shfaqur interes skuadra si Paris Saint German, Liverpool dhe Real Madrid.

/Ora News.tv/