Kërkohet nga Inter e Napoli, Fiorentina cakton çmimin e Chiesa

Kërkohet nga Inter e Napoli, Fiorentina cakton çmimin e Chiesa

Fiorentina do t'i thotë "JO" ofertave që janë më pak se 60 milionë euro për Federico Chiesa.

Sipas "La Repubblica", "Vjolët" kanë refuzuar një ofertë prej 50 milion euro nga Napoli, të cilët nuk duan të humbasin shërbimet e yllit të tyre.

Duke iu referuar këtij burimi, klubi toskan do të shqyrtojë ofertat mbi 60 milion euro, ndërsa Interi gjithashtu dëshiron të nënshkruajë me të.

Në Chiesa vendos të largohej, pritet që ai të bëhet lojtari më i shtrejtë që shitet nga Fiorentina, duke lënë kështu Federico Bernardeschi, i cili u bashkua me Juventusin për 40 milion euro verën e kaluar.

20-vjeçari zhvilloi një sezon të mrekullueshme këtë sezon, ndërkohë që atë e shfaqi dhe në miqësoren që Italia barazoi me Hollandën.

EMISIONET