Kërkohet nga gjigandët Evropian, Carrasco merr vendimin drastik

Kërkohet nga gjigandët Evropian, Carrasco merr vendimin drastik

Eksperiencës së Yannick Carrasco në Superligën kineze duket se i ka ardhur fundi.

Një gjë të tillë e konfirmon vetë gruaja e mesfushorin-sulmues belg, Noemie Happart, e cila për "RTBF" ka pohuar se kthimi në Evropë po e tundon shumë 25 vjeçarin.

"Ai ka marrë oferta nga shumë klube në Gjermani, Spanjë, Angli dhe Itali, por asgjë nuk është konkrete dhe asgjë nuk është nënshkruar. Yannick e pëlqen Kinën, por është një kulturë shumë e ndryshme dhe ne jemi larg nga familjet dhe miqtë tanë. Ne do të shohim se çfarë ndodh, por është e mundur që të kthehemi në Evropë ".-tha Happart.

Ish-ylli i Atletico Madrid pritet të largohet nga Dalian Yifang për të firmosur në Evropë. Milan e Manchester United shihen si favoritët kryesor për të siguruar shërbimet e tij.

EMISIONET