Kërkohet ministri për familjen

Kërkohet ministri për familjen

Një Ministri për familjen, ky është propozimi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri. Thirrja për një institucion përgjegjës për mbrojtjen dhe fuqizimin e familjes merr shkas nga statisikat mbi dhunën dhe papunësinë. Drejtori i CRCA Altin Hazizaj thotë se mbi 53% e grave dhe vajzave kanë qënë viktimë e dhunës në familje të paktën një here po ashtu 11% e fëmijëve kanë deklaruar se janë dhunuar dhe ngacmuar seksualisht nga një i rritur.

Hazizaj: Familja shqiptare është në një sulm të vërtetë nga fenomenet negative që shoqëria ka. Në 28 vite, Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë një ministër për familjen, që nënkuptojmë një kujdes që shteti e ka për detyrë specifikisht mbrojtjen e familjes. Ne kërkojmë një program kombëtar për mbrojtjen e familjes. 

Rastet e fundit të dhunës në familje, sipas CRCA tregojnë një dështim të shtetit shqiptar për mbrojtjen e familjes.

Hazizaj: Ka dështuar sepse faktet janë kokëforta. Janë të dhëna të vet shtetit shqiptar që vijnë nga INSTAT. Ne duhet të fokusohemi tek zgjidhjet. 

Sinkron

Por ministria për familjen nuk është propozimi i vetëm. CRCA kërkon nga qeveria shqiptare që me nisjen e legjislaturës së re të përmirësime kuadrin ligjor për lejen e lindjes.

Hazizaj: Leja e lindjes për gratë nuk duhet të jetë kaq e shkurtër sa është tani dhe për më tepër të jetë një leje e paguar në mënyrë të plotë. Shteti shqiptar duhet të hapë një program për mbështetjen e çdo fëmije deri në moshën 10 vjeç. 

Janë më shumë se 30 shtete në mbarë botën që e kanë Ministrinë e Familjes mes tyre edhe vende si Turqia, Kroacia, Gjermania, Irlanda, Danimarka, Norvegjia, Korea e të tjera.

EMISIONET