Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta së bashku me aktorin e humorit, Bes Kallaku janë bashkuar për një nismë për Javën e Fëmijëve Jetimë.

Në një postim në Facebook, Meta tregon bashkëpunimin duke shtuar se ‘Jo vetëm shegët e Ijes janë të mrekullueshme’.

Pas kësaj, duke ruajtur notat e humorit aktori e publikoi postimin në Instagram me një pyetje dhe kërkesë të drejtpërdrejtë ndaj presidentit.

“Meqë vendi i zonjës parë është akoma vakant, a mund ta zërë Ija ime me part time? Hahaha.”, shkruajti ai.

Dihet se Ija është gjyshja e Besit që u bë e njohur me  videot që vetë aktori publikonte në rrjete sociale, duke mos harruar të tregojë dashurinë që ka ndaj saj.

/oranews.tv/

/Ora News.tv/