Kërcimtarja bashkon motrat Istrefi dhe Eleni Foureirën, ja detaji që nuk vutë re

Era dhe Nora Istrefi kanë qenë të pranishme në të njëjtin ambient me Eleni Foureirën një ditë para festës së 28 nëntorit.

Ato ishin në një dhomë me kërcimtaren Emy Perez, e cila po performonte disa lëvizje për to.

Ndonëse ishin pranë, është vënë re se këngëtaret shqiptare nuk kanë folur e nuk janë takuar me njëra-tjetrën.

Emy publikoi një imazh me Elenin në Instagram dhe më pas iu bashkua motrave Istrefi për të ngrënë drekë.

Ndërkohë nuk mungoi urimi i Erës dhe Norës për Ditën e Flamurit, të cilat pozuan me plis në kokë dhe bënë simbolin e shqiponjës.

EMISIONET