Kërcënoi se do sulmonte shkollën, video e arrestimit të adoleshentit bëhet virale

Kërcënoi se do sulmonte shkollën, video e arrestimit të

Video e arrestimit të një adoleshenti që kërcënoi në një video lojë të sulmonte me armën shkollën e tij është bërë virale.

Nxënësi nga Shkolla e Mesme Seabreeze u arrestua pasi komentoi në një platformë video-lojërash.

Ai komentoi: “Unë Dalton Barnhart zotohem se do sjell ‘baballarët e mi' m15 në shkollë dhe do vras minimumi 7 persona."

Komenti u raportua në FBI dhe menjëherë u kërkua arrestimi i tij.

Kamerat e oficerëve kapën momentin e arrestimit të 15-vjeçarit ndërsa nëna e tij përpiqet ti ndalojë duke thënë se është vetëm një fëmijë i vogël që po luante një video-lojë.

“Janë shaka apo jo, këto komente janë krime sipas ligjit,”-tha policia. “Pas dhunës masive që kemi parë në Florida dhe në të gjithë vendin, zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë përgjegjësi të hetojnë dhe të arrestojnë ata që zgjedhin të bëjnë këto lloje deklaratash kërcënuese."

Adoleshenti i paidentifikuar u akuzua se kishte bërë një kërcënim terrorist.




EMISIONET