Policia e Firit ka vënë në pranga një 57-vjeçar i cili kërcënoi me armë gjahur dhëndërrin e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Levan, ku Rrahman Leka, për motive pronësie, ka kanosur dhëndërrin e tij, shtetasin G.S, 47 vjeç, dhe ka qëlluar me armë gjahu në ajër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte të cilën shtetasi Rrahman Leka e mbante me leje dhe 1 fishek arme gjahu.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Kanosja" parashikuar nga Nenet 130/a/2 dhe 84 të Kodit Penal.

/Ora News.tv/