"Kërcënimi nga ISIS nuk ka qenë kurrë më i fortë se sa sot në Itali"

"Kërcënimi nga ISIS nuk ka qenë kurrë më i

Gjatë orëve të fundit në Itali janë kryer dy operacione të rëndësishme antiterroriste. Ministri i Brendshëm italian lëshoi alarmin e rritjes së rrezikut terrorist në vend.

Në këtë javë të festimit të pashkëve katolike, në Itali janë rritur masat e sigurisë kundër rrezikut terrorist. Në veçanti në kryeqytetin italian, Romë janë shtuar trupat policore e ushtarakë që patrullojnë e ruajnë objektet më të prekura të qytetit si zona historike, territori përreth selisë së Shenjtë, selitë institucionale e diplomatike, qendrat e mëdha tregtare e kulturore, si dhe në pikat kryesore të lëvizjes së transportit të udhëtarëve në porte, aeroporte e në stacionet hekurudhore.

E në këtë javë të pashkëve Ministri i Brendshëm italian Marco Minniti lëshon alarmin: "Kërcënimi nga Isis nuk ka qënë kurrë më i fortë se sa sot në Itali."

Fjalët e tij vijnë pak orë pas ekzekutimit të dy operacioneve të rëndësishme antiterroriste në vend, hetimet e të cilave kanë zbadhur një skenar të pashfaqur më parë në Perëndim.

Në qytetin e Foggias antiterrorizmi italian ka arrestuar 58 vjeçarin egjiptian Abdel Rahman me nënshtetësi italiane, nën akuzën e përhapjes e nxitjes së propagandës së shtetit islamik. Ai ishte kryetar i një qendre kulturore islamike të qytetit ku predikonte disa herë në javë mësime të besimit fetar duke nxitur tek fëmijët urrejtjen ndaj të krishtërëve. Në llogarinë bankare të qendrës islamike janë sekuestruar mbi 370 mijë euro.

Për Ministrin e Brendshëm italian projekti i "shkollës" së qëndrës kulturore islamike të Foxhias mund të krahasohet me imazhet e fëmijvë të ISIS në Irak e Siri që stërviten për të përdoruar armët për të ekzekutuar jetë njerëzish.

Ndërsa në qytetin e Torinos antiterrorizmi italian ka arrestuar 23 vjeçarin maroken Elmahdi Halili me nënshtetësi italiane, i cili është hartuesi në gjuhën italiane të tekstit të parë të propagandës së ISIS. Ai akuzohet për fushatë radikalizmi islamik përmes internetit. 

Elmahdi Halili është arrestuar edhe 3 vite më parë, në vitin 2015 nga antiterrorizmi italian në operacionin "Balkan Connection" ku u arrestuan dhe dy shqiptarët Alban e Elvis Elezi (nipi e xhaxhai). Pas dy vitesh dënimi atij i pezullohet me kusht akuza e nxitjes kriminale për qëllime terroriste, por investiguesit italianë pas hetimeve të muajve të fundit kanë vërtetuar se egjiptiani 23 vjeçar ka shtuar aktivitetit e tij të radikalizmit, gjë që ka çuar në arrestimin e tij.

Vetëm gjatë 3 muajve të parë të këtij viti Italia ka dëbuar 29 emigrantë të radikalizuar myslimanë e  rezidentë në Itali me motivin e rrezikut për sigurinë kombëtare .

Për numrin 1 të Ministrisë së Brendshme italiane qeveria e re duhet të vazhdoj të ndjek rrugën e luftës kundër radikalizimit duke dëbuar personat e dyshuar qysh në nisjen e procesit të tyre radikalizues e para se të shndërrohen në një rrezik terrorist.

EMISIONET