Pas lajmeve të publikuara se kreu i KQZ-së Klement Zguri kishte marrë kërcënime për jetën dhe ishte marrë në mbrojtje nga Policia e Garda ka reaguar Partia Demokratike.

Në një deklarta për mediat, ish-deputeti demokrat Edi Paloka kërkoi arrestimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorit.

“Në Shqipërinë e Edi Ramës ku krimi i organizuar qeverisë bashkë me të, kushdo që guxon të zbatojë ligjin, kërcënohet nga bandat e Edi Ramës.
Bandat prekin zgjedhjet, bandat mbushin kutitë, bandat blejnë vota dhe shantazhojnë votues, sot kanë kaluar çdo limit duke kërcënuar me jetë Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve z. Klement Zguri dhe familjen e tij.
Partia Demokratike kërkon menjëherë arrestimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të banditit që, për pushtetin e Edi Ramës, kërcënon kreun e KQZ-së, për shkak të kërkesë së tij për të hedhur dritë mbi mbushjen e kutive dhe manipulimin e numrit të votuesve”.

Paloka madje zbuloi që i njëjti person më herët kishte kërcënuar edhe Profesorin Aurel Plasari, i cili bëri publik faktin e kërcënimit të kreut të KQZ-së.

“Ky është i njëjti bandit që ka kërcënuar edhe profesor Aurel Plasarin, i cili e ka denoncuar faktin pas bërjes publik të kërcënimit të kreut të KQZ, duke vënë në dukje se kjo është fryma me të cilën Rama ka organizuar 30 Qershorin.Nuk ka bandë që mbulon krimin kushtetues dhe elektoral që ka kryer Edi Rama më 30 Qershor.
Sado të fshihet, sado të përdorë kriminelët e tij në KQZ, sado të përdor bandat, shqiptarët e kanë thënë fjalën e tyre. 85% e qytetarëve refuzojnë Edi Ramën.
Duke e konsideruar Edi Ramën të vetmin përgjegjës për situatën e krijuar në vend ndaj kundërshtarëve politikë, Partia Demokratike paralajmëron kryeministrin gangster të tërheqë banditët që ka lëshuar rrugëve për të kërcënuar këdo që nuk i bindet. Në të kundërt, ai do të mbajë vetë përgjegjësi për gjithçka!”

/Ora News.tv/