Keni vështirësi në ecje? Ja përse shkaktohet
Studiuesit kanë zbuluar arsyen e humbjes së natyrshme të muskujve të këmbëve për njerëzit në moshë, që krijon vështirësi në lëvizje duke thënë se gjithcka shkaktohet prej nervave.
Në testet që u bënë në 168 burra, ata zbuluan se nervat që kontrollonin këmbët fillonin të binin me rreth 30% deri në moshën 75-vjeçare.
Kjo gjë i bënte muskujt të largoheshin nga njëri-tjetri, ndërsa tek atletët e vjetër ekzistonte një mundësi që të mos prekeshin.
Shkencëtarët botuan hulumtimet e tyre në Journal of Physiology.
Ndërsa njerëzit fillojnë të plaken, muskujt e këmbëve bëhen më të vogla dhe më të dobëta, duke çuar në probleme me lëvizjet e përditshme siç janë ecja lart shkallët ose dalja nga një karrige.
Sipas tyre, është diçka që prek pjesën më të madhe të njerëzve, por nuk dihet ende saktësisht përse ndodh.