Keni menduar ndonjëherë që transplanti i jashtëqitjes do ju bënte të lumtur?

Keni menduar ndonjëherë që transplanti i jashtëqitjes do ju

Shkencëtarët mendojnë se e njohin sekretin për t'ju bërë të lumtur dhe të shëndetshëm. Ata kanë zbuluar mënyrën për të kuruar kancerin, depresionin, parkinsonin dhe autizmin.

Pluhuri magjik për të kuruar të gjitha sëmundjet? Jashtëqitja. Nuk mund të jetë kaq e çuditshme kur dëgjojmë se kur shkencëtarët 'transplantuan' jashtëqitjen e një personi të depresionuar në një mi, miu kaloi në depresion.

Shkencëtarët në qendrën e APC Microbiome, në Universitetin College Cork, e quajnë procesin një "trans-poo-sion".

Ata shpjeguan se nëse ju transferoni bakteret, mund të transferoni edhe sjelljen. Kështu, shkencëtarët po thonë se një transplant i thjeshtë nga një person i shëndetshëm do ju bëjë më të lumtur dhe do përmirësojë shëndetin tuaj.

Për fat të mirë, ekziston edhe një mënyrë më të lehtë. Ata presin të kenë disa probiotikë që mund të ngrenë humorin tuaj dhe të mbrojnë shëndetin tuaj mendor.

Marion O'Connor, dietolog për programin e mirëqenies shpjegon: "Bakteret e zorrëve mund të prodhojnë kimikate të cilat mendohet të udhëtojnë nëpërmjet nervit vagus në tru. Ishte menduar më parë se asgjë nuk kalonte në këtë pengesë shumë të rëndësishme. Këto kimikate kanë potencial të ndikojnë në funksionimin e trurit dhe shëndetin mendor. Përdorimi i psiko-biotikëve në të ardhmen është një perspektivë emocionuese dhe mund të ndihmojë ata që vuajnë nga çështjet e shëndetit mendor."

Më pas, Glenn Gibson, profesori i mikrobiologjisë ushqimore shtoi se një prebiotik si Bimuno mund të ndikojë pozitivisht në ato baktere duke përmirësuar ankthin, depresionin, autizmin, migrenën dhe demencën.

Dihet se trupi i njeriut përfshin bakteret, viruset dhe kërpudhat. Njihet si 'truri i dytë' dhe përfshin 70% të sistemit imunitar, duke mbrojtur trupin kundër sëmundjeve.

"Fiksimi i njerëzve me pastërtinë ka shkatërruar shumë baktere të ndryshme që nevojiten për të qëndruar të shëndetshëm dhe të lumtur. Për shembull, ka një lidhje të larmishme të zorrës me nivelet më të larta të triptofanit në gjak tek njerëzit. Triptofani mund të kthehet në serotonin, i njëjti antidepresantë që kontrollon gjendjen e humorit", shkruajti Metro.

EMISIONET