Presidenti i Republikës Ilir Meta është shprehur se nuk ka frikë nga reforma ne drejtesi, as nga "Ramaforma" siç e quan kreu i shtetit, reformën e drejtësisë sot.  

Në intervistën për emisionin "Tempora" në RTV Ora Meta thote se që kur  Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm u zgjodh me 69 vota  u shkelen te gjitha afatet kushtetuese të parashikuara nga Kushtetuten e votuar nga 140 deputetët dhe për të cilën u përqafuan dy ambasadorët. "Frikë nga kjo reformë, nga “Ramaformë” ka ai që e çoi në këtë gjendje," tha Meta duke shtuar se ajo ishte "presion mbi prokurorët, mbi gjyqtarët"

Meta tha se donin te vinin në krye të prokurorisë një njeri jashtë çdo procesi, jashtë çdo standardi.

Pjese nga intervista

...

Sonila Meço: Keni frikë nga drejtësia që po vjen?

Presidenti Meta: Nga cila drejtësi?

Sonila MeçoPo bëhet një reformë e rëndësishme në drejtësi. Dje ishte trevjetori i ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi. Ngrihet SPAK-u në shtator, në tetor, Byroja Kombëtare e Hetimit.

Presidenti Meta:  Populli shqiptar ka kohë që dëgjon histori me drejtësi dhe me Kushtetutë. Kjo këtu, sepse e dija që do të pyesnit, meqë ka qenë trevjetori dje, është Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë! Dhe kjo është origjinalja, sepse mund të kenë edhe të tjerët kushtetuta, por mund të punojnë me kushtetuta të tjera nga kjo, që është votuar para tri vitesh me 140 vota. Kam qenë unë kryetari i Parlamentit dhe konsensusin e kam imponuar unë për ato 140 vota dhe në këtë Kushtetutë është shumë e qartë se cila është reforma.

Përsa i takon “Ramaformës” që është sot, ajo është një Kushtetutë tjetër, nuk është kjo, por kjo është origjinalja, sepse është firmosur nga unë pas votimit si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë në atë kohë. Dhe natyrisht frikë nga kjo reformë, nga “Ramaformë” ka ai që e çoi në këtë gjendje. Tani doni të flasim për histori me peshq e me peshkaqenë? Peshkaqenët nga atëherë, janë kthyer në kroçera. Kroçerat rrezikojnë të kthehen në Titanik pas disa kohësh. Se kështu dëgjuam histori nga, sepse nuk dua t’ia përmend emrin, sa të ikë Adriatik Llalla, do të fillojnë gjërat serioze. Iku...

Sonila Meco:Ka pasur lajme të herëpashershme do të vijë marsi, peshku i madh...

Presidenti Meta: Më falni, me qetësi tani! Iku ai, u bënë dy vjet që mbushi mandatin, që kur iku.

Sonila Meco:Zoti Lu.

Presidenti Meta: Jo, jo, flas për ish-prokurorin e Përgjithshëm.

Sonila Meco: Ah, po thoni për zotin Llalla!

Presidenti Meta: U zgjodh Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm. U zgjodh nga zoti Rama dhe nga dy ambasadorët, të cilët u përqafuan për këtë Kushtetutë që kam unë këtu, jo për atë të 69 votave dhe të “Ramaformës” që kanë sot shqiptarët. Kjo është Kushtetuta që ka bërë Komisioni i Venecias, institucioni më i rëndësishëm dhe më i besueshëm në Europë për çështjet kushtetuese dhe gjithmonë i gjithëpranuar edhe në Shqipëri, edhe kudo, në të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Europës. 

....

Presidenti Meta: Kam një pyetje, jo për ju, as për juristët. Kam një pyetje për të gjithë ata që mendojnë se nuk kanë asnjë njohuri juridike. Ka që i dinë të gjitha. Kushtetuta është baza e shtetit. Është baza e çdo ligji dhe është burimi i çdo legjislacioni.

Sonila Meco:Themeli i shtetit.

Presidenti Meta: Themeli. Më gjeni një vend ku flet për prokuror...?

Sonila Meco: Nuk ka. E kam lexuar.

Presidenti Meta: ...ku flitet për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm? Atëhere si mund të dalë një ligj i njëanshëm, mbi një kushtetutë të votuar sipas Komisionit të Venecias, me konsensus nga 140 deputetë, dhe të mos harrojmë që deputetët e Partisë Socialiste në atë kohë, po të mos llogarisim LSI-në dhe Partinë Demokratike, kishin pakicën, sepse 64 mandate kishin, dhe pastaj, pas pak kohe të dalin, të bëjnë një ligj mbi Kushtetutën, dhe të shpikin një term të ri dhe të bëjnë një zgjedhje të re.

Sonila Meco:Po në rast se nuk zgjidhej Prokurori i Përgjithshëm?

Presidenti Meta: Po pse mos ta bënin me 84 vota?

Sonila Meco:Për shkak të bllokimit. Nuk i kishin.

Presidenti Meta: Kush tha? Sepse donin të vinin patjetër një njeri jashtë çdo procesi, jashtë çdo standardi. Dhe Komisioni i Venecias këtë kishte parashikuar. Dhe prandaj thamë se Prokurori i Përgjithshëm nuk duhet të zgjidhet pa dy të tretat para zgjedhjeve, sepse Rama-Meta kishin mbi 84 vota. Ah, pas zgjedhjeve! Po, nëse populli shqiptar votonte dhe nxirrte një shumicë me 84, por kjo është një tjetër çështje.

Gazetarja:Po pra, po, por duke menduar se një shumicë që ka vullnet për ta bërë...

Presidenti Meta: Kjo nuk ndodhi! Kjo gjë nuk ndodhi! Vullnet politik për të respektuar Kushtetutën apo vullnet politik për të kapur çdo pushtet me Kushtetutën?

Gazetarja:Po vullneti politik që i bllokon institucionet?

Presidenti Meta: Ja pra kjo i ka bllokuar të gjitha gjërat!

Pyetja e dytë: Më gjeni një institucion nga këta që janë parashikuar këtu me afate, se prapë këto afate janë bërë me EURALIUS-in, me OPDAT-in, me Komisionin e Venecias, me të gjithë – më gjeni një institucion qëështë ngritur në kohë dhe brenda afateve kushtetuese në Republikën e Shqipërisë?

Gazetarja:Kush i ka bllokuar?

Presidenti Meta: Tani kalojmë këtu?

Gazetarja:Sepse ajo nënkupton se në qoftë se kalojmë në një Kushtetutë të re, në një reformë të re, edhe vullneti do të jetë i ri.

Presidenti Meta: Dakord!

Gazetarja:Boll me vullnetet politike bllokuese! Kush i bllokon?

Presidenti Meta: Atëhere, kam një pyetje: Unë kam qenë në dy zyrat më të larta të shtetit gjatë gjithë kësaj periudhe, gjatë gjithë këtyre pesë viteve që kemi bërë reformën. Se reforma nuk është tre vite. Reforma filloi dy vite përpara. Çfarë ishte? Presion ishte: mbi prokurorët, mbi gjyqtarët. Le të mos harrojmë që në vitin 2016, kur ishte kulmi i reformës, ishte edhe kulmi i gjelbërimit të Shqipërisë me kanabis apo jo? Apo jo? 

....

Sonila Meco:Zoti Meta, kur unë ju pyeta se kur nisi ‘Ramaformë”, ju thatë se nis që me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, ose në vitin e parë jashtëkushtetues.

Presidenti Meta: Duhet të kemi parasysh dy gjëra, që të jemi shumë të sinqertë! Përpjekjet që kjo të ishte “Ramaformë” ishin që para konsensusit.

Sonila Meco: Më thoni, më konkretisht!

Presidenti Meta: Konsensusi u vonua, sepse kjo nuk duhet të ishte miratuar më 21-22 korrik. Duhet të ishte miratuar që katër-pesë muaj më parë, që kur erdhën rekomandimet përfundimtare të Komisionit të Venecias. 

Sonila Meco:Pra shtyrjen ju e shikoni si një përpjekje për ta kthyer reformën në një “Ramaformë”?

Presidenti Meta: Shtyrja ishte një lojë që gjoja këta po lodheshin shumë; vinin te unë, shkonin te Rama. Ky përpiqej shumë që Lulzimi me Saliun do votonin drejtësinë, andej këndej. Një rrëmujë e paparë dhe nuk po merrej vesh se ç’po ndodhte këtu. Kur gjëja ishte shumë e thjeshtë. Unë e kisha thënë gjithmonë: Hajdeni të mblidhemi ne këtu! Se në Kuvend do të miratohet, te zyra ime! Të vijë këtu edhe Lulzimi! Të vijë këtu edhe Saliu! Të vijë këtu edhe Edi! Ja edhe ambasadorët ku i kemi këtu! Rekomandime e Komisionit të Venecias ne i kemi të qarta se si janë apo jo? Dhe ta zgjidhim këtë punë! Nuk kemi përse ta shtyjmë kaq shumë. Këta shty e shty në mënyrë që të vendosesh Kuvendi dhe shumë deputetë në njëlloj presioni. E duan, s’e duan reformën! Do të marrin viza apo jo!

Sonila Meco: Ne i dimë edhe “sms-të” e ambasadës amerikane të dërguara në adresë të deputetëve të veçantë. Kanë qenë të qarta.

Presidenti Meta: Ndërkohë që mesazhi ka qenë mjaft i qartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë të posaçme nga Ndihmëssekretari i Departamentit të Shtetit për Laë Enforcement, për Çështjet e Ligjit, që financon edhe OPDAT-in këtu, ambasadori Brownfield, që reforma të miratohet brenda korrikut. Dhe të miratohet me konsensus dhe vetëm me konsensus se ky është qëllimi. Të bëjmë një drejtësi të pavarur, etj. Këtu ju e dini se çfarë ndodhte dhe kjo bëhej që “Ramaforma” të bëhej me kushtetutë “Ramaformë”. Ajo është sot “Ramaformë”, por është në kundërshtim me Kushtetutën. Kushtetuta është këtu dhe ngelet këtu.

....

/Ora News.tv/