Përplasje edhe në Kavajë, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës

Të mërkurën në mbrëmje edhe qyteti i Kavajës u përfshi nga tensionet. Mbështetës së opozitës tentuan të hynin brenda ambienteve të Shkollës “3 Dëshmorët”, ku është vendosur KZZ nr. 42 për të nxjerrë nga aty materialet zgjedhore, por u përballën me efektivët e policisë.

Tentativës për të rimarrë nën kontroll ambiente e KZAZ Nr 42, policia iu përgjigj me gaz lotsjellës.

Në Kavajë situata ka vijuar e tillë përgjatë gjithë mbrëmjes, ndërsa në Tiranë, zëvendës/drejtorja e Policisë së Shtetit dënoi sulmet ndaj KZAZ-ve.

12 të arrestuar, 29 të shoqëruar në polici dhe 20 shtetas të shpallur në kërkim është bilanci i përplasjeve të regjistruara përgjatë së mërkurës në KZAZ-të e vendit.

Aida Hajnaj theksoi në deklaratë se Policia e Shtetit do të vijojë punën për mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore dhe se do të ndëshkojë këdo që vepron në kundërshtim me ligjin.


FOTO TE TJERA

Ora 16:17 "Keni afat deri në orën 20:00”, Kavaja parlajmëron protestë nëse nuk hiqen materialet zgjedhore

Nga Kavaja gazetari Leonidha Musaj për RTV Ora raportoi se simpatizantë të PD-së dhe LSI-së do të hidhen në protestë, nëse deri në orën 20:00 materialet zgjedhore nuk do të hiqen nga KZAZ-të.

Simaptizantë të PD-së kanë zhvilluar protestë dhe kanë lënë afat deri në orën 16:00 të ditës së sotme, për tërheqjen e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të. Por e kanë shtyrë këtë afat deri në orën 20:00 se pretendimin se nëse nuk zbatohet dekretit i presidentit për zgjedhjet dhe materiaslet zgjedhire të zhvendosen, atëherë do të ketë protesta të vazhdueshme nga simpatizantë të PD dhe LSI në  qytetin e Kavajës”, u shpreh Musaj.

Ora 10:11 "Keni afat deri në orën 16:00, nëse e mbroni hallall", tensione edhe në KZAZ -në e Kavajës 

Pas Shkodrës, Tropojës dhe Lezhës tensionet kanë nisur edhe në Kavajë. Mbështetës të opozitës dhe qytetarët kanë kërkuar që të lirohet palestra e shkollës, e përcaktuar si KZAZ.

Bashkia i ka dhënë afat policisë deri në orën 16:00 për të liruar ambientet, në të kundërt do ndërhyhet me forcë.

"Populli i Kavajës ju jep afat deri në orën 16:00 ti lironi. Nëse nuk e lironi ne si institucion nuk mbajmë përgjegjësi. Nëse ju arrini ta mbroni, hallall. Ne ju japim afat deri në orën 16:00", - u shpreh një  përfaqësues i bashkisë.

"Nëse ka një vendim që KZAZ-ja të jetë në palestër, ne po ikim. Por nga korrespondenca që ne kemi nuk ka një vendim", tha një person, teksa debatonte me policinë.


EMISIONET