Këngëtarja shqiptare zbulon përse hoqi dorë nga koncertet fitimprurëse

Këngëtarja shqiptare zbulon përse hoqi dorë nga koncertet

Artistët shqiptarë kanë përfitime të mëdha nga pjesëmarrjet në koncerte, të cilat mbushen plot me fansa.

Një prej këngëtareve shqiptare, Laura Nezha ka zgjedhur që të jetë pjesë e festivaleve, por jo e koncerteve. Arsyeja e ka zbuluar në intervistën për emisionin "BOOM".

Laura Nezha: Ka qenë zgjedhje. Të them të vërtetën, që në momentin që ka dalë balada e parë "Jo se di", më dukej absurde por kam marrë ftesa për koncerte. Ndoshta ngaqë u bë e pëlqyer dhe erdhi shumë shpejt. Që në fillim nuk kam pranuar.

Fiori Dardha: Pse? Se fitimet janë më të shpejta në këtë mënyrë.

Laura Nezha: Nëse do bëja jetën e natës që sugjeron muzika, nuk do bëja dot jetën e ditës.   

EMISIONET