Këngëtarja e njohur shqiptare Elhaida Dani ka performuar një nga skenat më të mëdha botërore në Rusi dhe është nderuar nga kryeministri rus.

Menjëherë pas shfaqjes ku bënte rolin e Esmeraldës në pjesën “Katedralja e Parisit” që u luajt në Pallatin e Kremlinit, ajo mori një buqetë me lule.

Këtë moment e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram duke treguar buqetën me lule ku shkruante:

“E nderuar të marr këtë buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, zoti Dmitry Medvedev, mbrëmë pas shfaqjes!”


/Ora News.tv/