Pasi solli këngën "Slay", këngëtarja Flaka Krelani u komentua për paraqitjen e saj tepër seksi.

Pavarësisht kësaj, nuk munguan ofendimet dhe komentet negative nga ndjekësit në rrjete sociale. Flaka zgjodhi ti përgjigjej atyre me një fjali të shkurtë dhe të qartë.

"Ofendimet e degradimet, hyjnë në një vesh e dalin nga tjetri", u shpreh Flaka në intervistën për Prive.

Sa i përket komenteve të tjera, Flaka tha se i falenderon të gjithë ata që e analizojnë dhe e kritikojnë pasi të gjitha janë plus i madh për artisten.

/Ora News.tv/