Këngëtarja shqiptare i jep fund beqarisë, finalizon me fejesë lidhjen 4-vjeçare

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kamela Islamaj e cila njihet për performancat live i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me të dashurin e saj prej 4 vitesh.

Lajmin e ka bërë të ditur shoqja e saj, këngëtarja Orgesa Zaimi nëpërmjet disa postimeve në Instastory.

“Shihni kush është fejuar,” – shkruan Orgesa duke treguar këngëtaren dhe unazën. Kamela ka vendosur të fejohet me DJ Truman, edhe pse bashkëjeton me të prej kohësh.

Mbetet për tu parë nëse do realizojnë një ceremoni tradicionale gjatë kësaj kohe, edhe pse asnjëri prej tyre nuk kanë bërë postime të tilla.


EMISIONET