Ylli i popit, Katy Parry së bashku me Kishën Katolike kanë fituar rreth 10 milionë dollarë pasi planet për të blerë një ish-manastir në Los Anxhelos përfunduan në gjykatë.

Ajo bëri marrëveshje që të blejë tokën në kodër për 14.5 milionë dollarë në vitin 2015, por murgeshat e kundërshtuan duke ia shitur pronarit të restorantit Dana Hollister pa miratimin e dioqezës së kryepeshkopit.

Muajin e kaluar, personat që po hetonin cështjen zbuluan se Hollister hyri qëllimisht në blerjen e planifikuar.

Biznesmeni bëri blerjen e tokës prej tetë hektarësh me bashkëpunimin e motrave Rita Callanan dhe Catherine Rose Holzman që mendonin se kishin autoritetin për ta shitur.

Pasi u zbulua e vërteta, Hollister duhet të paguajë dëmshpërblime për këngëtaren e cila pret që të kryejë marrëveshje rreth blerjes së manastirit. Nëse do realizohet, ajo e ka për detyrë që të sigurojë një pronë që është shtëpi lutjesh me vlerë 4.5 milionë dollarë.

/Ora News.tv/