Sportisti i arteve marciale mikse, Conor McGregor ka qenë i pranishëm në mbrëmjen ku jepeshin çmimet e modës në Britani, ku u shfaq në krah të Rita Orës.

Këngëtarja e njohur publikoi disa fotografi me të në Twitter duke e konsideruar partnerin e natës. Të dy qëndruan së bashku gjatë ceremonisë, në një tavolinë me superyllin e Formula 1, Lewis Hamilton dhe modelet Irina Shayk e Jourdan Dunn.

Në rrjete sociale filluan komente të shumta pozitive ku i uronin të dy për romancën e mundshme. Ndërsa nuk mungonin reagimet negative ku e akuzonin shqiptaren për shkatërrimin e një martese. McGregor është martuar që në vitin 2008 dhe ka një djalë të vogël.

Ende nuk dihet nëse janë miq të mirë që kanë shijuar eventin apo diçka e vërtetë po fillon mes tyre.


/Ora News.tv/