Ylli i muzikës country, Justin Carter qëlloi aksidentalisht veten gjatë xhirimeve të një klipi muzikor në apartamentin e tij në Huston të Teksasit.

Sipas nënës së tij, Cindy McClellan: “Një armë në xhepin e Justin shkoi dhe e kapi djalin tim në cep të syrit.”

36-vjeçari vetëm një ditë para vdekjes publikoi një këngë të re.

Carter ka lënë pas dy vajza të vogla, Dixie dhe Kaylee.

Sipas McClellan, Carter ishte gati për ta realizuar një turne në 10 shtete, pasi kishte përfunduar kohët e fundit marrëveshje me Triple Threat Management.

/Ora News.tv/