Këngëtari shqiptar: Dashuria është e fukarenjve, nuk do t’i quaja injorantë por…

Këngëtari shqiptar: Dashuria është e fukarenjve, nuk do

Dashuria përshkruhet si ndjenjë e madhe nga një pjesë e madhe e njerëzve, por që nuk shihet me sy, vetëm përjetohet.

Kjo temë është bërë komentuar shpesh në media, ndërsa emisioni “Top Shoë Mag” ka zgjedhur që të flasë se sa herë biem në dashuri gjatë gjithë jetës.

I ftuar në studio ishte dhe kantautori Kastro Zizo që shpjegoi se dashuria ësht për fukarenjtë dhe për pak vite nuk do ekzistojë më si koncept.

“Dashuria është e fukarenjve. Jo fukaralliku në sensin material, por mendor. Njerëzit që dashurojnë sot për mua janë, nuk do ti quaja injorantë por… në këtë moment të jetës, të shëndetit kibernetik, njeriu nuk duhet të dashurojë më dhe të jeni të sigurtë që për 60-70 vjet nuk do të ekzistojë më si koncept”, tha Kastro Zizo.

Më vonë, ai tha se ka qenë dy herë i  martuar por nuk ka dashuruar asnjëherë në jetë. Kujtojmë se në emisionin “Ëhy Not” nga Roza Lati, Kastro tregoi se ka përjetuar edhe femra për një natë, por nuk i ka ndodhur që një vajzë ti rrëmbejë zemrën, pavarësisht se ai pëlqen të qëndrojë i vetmuar.

EMISIONET