Këngëtari Sam Smith i habiti të gjithë kur u shfaq me kostum dhe taka në eventin “GQ Aëards of Men of the Year” në Londër.

Ai zbuloi se u ndje shumë mirë dhe i lumtur që i veshi dhe i cilëson si “takat e virgjërisë”.

Pas eventit, Sam publikoi një fotografi të këpucëve në Instagram ku shkruajti: “Sot vesha për herë të parë taka në një shfaqje cmimesh. Unë sapo u ktheva në shtëpi nga një mbrëmje e mrekullueshme dhe ndërsa po ecja në derën e hyrjes u ndala të dëgjoja takat e mia teksa kërcisnin në dysheme. Dhe thjesht u ndjeva i lumtur.

Kishte një kohë kur unë mendoja se kurrë nuk do të jem në gjendje të jem vetvetja para industrisë ose njerëzve. Ndihem kaq mirë dhe unë thjesht desha ta ndaj me ju të gjithë, dhe të ndaj një fotografi të takave të mia GORJ Gucci. Ato do të jenë gjithmonë takat e mia të virgjërisë.”

Sam Smith doli publikisht në vitin 2014 duke treguar prirjet e tij homoseksuale.

Tags