Këngëtaret shqiptare "çmenden" pas Malumas?

Këngëtaret shqiptare "çmenden" pas Malumas?

Para dy ditësh, këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri solli në treg këngën e saj "La Reina" ku titulli dhe një pjesë e tekstit është në gjuhën spanjolle. 

Projekti u pëlqye shumë nga fansat, të cilët do të presin një tjetër këngë me fraza spanjolle nga reperja Tayna.

"Askush s’kapet dot me mua", shkruajti ajo në një fotografi në Instagram duke treguar se është frazë nga kënga e re.

Para dy ditësh, ajo publikoi një video duke kërcyer nën ritmet e këngës së Malumës, i cili e pëlqeu dhe Tayna vendosi ta bëjë publike këtë gjë.

Mund të jetë ylli kolumbian arsyeja përse artistet shqiptare po drejtohen tek muzika latine, e cila është më e pëlqyera e momentit.

Gjatë kësaj periudhe, hitet ritmike më të dëgjuara i ka sjellë Maluma, i cili sapo ka publikuar edhe albumin e tij të ri.

 




 

View this post on Instagram

 








Conmigo nadie se mete...Coming soon #3N1

A post shared by  Tayna (@tayna) on

EMISIONET