Ilira është një artiste e re në muzikën ndërkombëtare, e cila dëshiron të shkruajë historinë me krijimet e saj.

Projekti i saj “Diablo” në bashkëpunim me këngëtarin spanjoll Juan Magan lidhet me jetën private të këngëtares.

Ilira ishte një ndër të ftuarat që ndezi skenën e “Sunny Hill” në Kosovë. Menjëherë pas saj, këngëtarja u intervistua nga Klan Kosova. Aty rrëfeu se për këngën “Diablo” është frymëzuar nga një histori personale, prandaj ka vendosur të bëhet zëri i të gjithëve.

“Kam kaluar edhe vet në një lidhje abuzive dhe dua t’iu tregoj të gjithëve se ajo gjë nuk është në rregull”, tha këngëtarja.

Madje në përshkrimin e këngës të publikuar në Youtube shkruhet: Dueti është një dialog melankolik që detyron dëgjuesin të kërcejë mes lotëve. Duke thyer heshtjen në muzikën pop për dhunën fizike, DIABLO do bëjë historinë.

/Ora News.tv/