Kendall Jenner mungoi në Javën e Modës në New York por ylli i pasarelave u rikthye dhe dha shfaqjen e saj të parë në muajin e modës për Burberry në Londër.

Dhe supermodelja, pozita e së cilës u vu në dyshim pas mungesës në pasarelë, tregoi se vazhdon që të pushtojë botën e modës.

Kendall reklamoi koleksionin e pranverë/ verë 2019 të stilistes italiane Alberta Ferretti në Milan Fashion Week.

22-vjeçarja iu bashkua mikeve të saj, motrave Bella e Gigi Hadid.

Tre nga modelet më të paguara u shfaqën në pasarelë për shtëpinë luksoze italiane të modës, duke dominuar gjithë shfaqjen.

Vajzat dukeshin mahnitëse me veshje të zeza, ku vihet re trendi i rrobave të tjedukshme dhe me dantellë.

Klikoni ketu per te pare fotot


/Ora News.tv/