Ai që njihet si kukulla Ken në Itali, emri i vërtetë i të cilit është Angelo Sanzio është sulmuar dhe rrahur të enjten mbrëma në Civitaveçhia nga dy djem me kaskë.

Ofendime dhe shpulla të riut, i cili po shëtiste me disa mikesha dhe i është dashur të shkojë në urgjencë, sipas rrëfimit të tij në "Leggo".

"Pata shumë frikë se mos humbisja dëgjimin, por nuk denoncoj se e di që nuk do u bëjnë asgjë", rrëfen ish pjesmarrësi në Grande Fratello.

Në Instagram ai ka publikuar falenderimet për të gjithë ata që u solidarizuan me të: "Ajo që ndodhi është shumë e trishtueshme, sidomos në prag Krishtlindjesh..."

"Në fillim më ofenduan shumë rëndë dhe në vazhdimësi, më pas grushtat. Jam ende i tronditur. Në një moment, njëri prej tyre, në pabesi, më qëlloi shumë fort në vesh. Isha i shushatur dhe nuk po dëgjoja më asgjë, ndaj pata frikë se mos humbisja dëgjimin."

I riu nuk vajti menjëherë në urgjencë, por në mesnatë veshi nisi të gjakoset dhe pati shumë frikë se mos i ndodhte gjë dëgjimit të tij.

Fatmirësisht, mjekët e siguruan se nuk kishte asnjë rrezik.

/Ora News.tv/