Këmbë prej hekuri, ja si "i feston" ndërhyrjet e ashpra mesfushori skocez

Këmbë prej hekuri, ja si "i feston" ndërhyrjet e ashpra

Që të luash futboll duhet të përgatisësh veten për t’u përballur me çdo kundërshtarë pavarësisht se sa i fortë është ai, ti duhet të durosh, luftosh dhe të mos dorëzohesh.

Shumë lojtarë e bëjnë një gjë të tillë, ndërsa shumë të tjerë shpesh “i hedhin” hi syve të arbitrit të ndeshjes por jo kamerave.

Por, kapiteni i Celtic, Scott Brown, vendosi të mos veproj si shumica duke i rezistuar dy ndërhyrje shumë të ashpra në harkun kohor të pak sekondave.

Ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim, në vend që të shtrihej në tokë dhe të ankohej në mënyrë që arbitri të ndëshkonte kundërshtarët, Brown reagoi duke festuar, njësoj siç do të kishte bërë po të kishte shënuar gol.

Mesfushori 32 vjeçar është pjesë e Celtic që prej sezonit 2007-2008, ndërsa këtë sezon ka qënë prezent në 24 takime.

EMISIONET