Këmbana më e madhe e botës zbulohet në Poloni

Këmbana më e madhe në botë është zbuluar në qytetin polak të Krakovës.

Këmbana peshon 55 ton dhe do të instalohet në një vend të pelegrinazhit të madh në Brazil.

“Vox Patris”, 4 metra e lartë dhe me diametër 4.5 metra, do të vendoset në Bazilikën e Atit të Përjetshëm në qytetin Trindade raportoi pronari i saj Piotr Olszeëski.

Prodhuar nga bakri dhe kallaji, do të aktivizohet nga katër motorë dhe sapo të instalohet do të jetë pjesë e një kullë 100 metra të lartë.

Përgatitjet dhe testet e këmbanës zgjatën pothuajse katër vjet.

Sfida tani është transporti i këmbanës gjigande në Brazil me anije, një udhëtim që pritet të marrë një vit.

EMISIONET