Kejvina Kthella: Suksesin ia dedikoj dhe emrit, do ishte ndryshe po të quhesha Prenë

Kejvina Kthella: Suksesin ia dedikoj dhe emrit, do ishte ndryshe po të

Kejvina Kthella është një prej figurave më të dashur të ekranit shqiptar. Në intervistën për "Mos i fol shoferit", modelja zbuloi se jeta e saj nuk do ishte njësoj po të kishte emër tradicional. 

Rudina Dembacaj: Do ishte jeta jote ndryshe nëse do kishe pasur emrin Prena?

Kejvina Kthella: Po. Unë kam lindur ditë të premte dhe mami im është pak dembele si natyrë, përton të mendojë dhe donte të më vinte emrin Prena. Nuk di ca të them se nuk dua të ofendoj njeri.

Rudina Dembacaj: Unë mendoj se është e gabuar, mua më pëlqejnë shumë emrat e vjetër.

Kejvina Kthella: Të them të drejtën, mua nuk më pëlqejnë fare.

Rudina Dembacaj: Po mirë si do ta quash djalin tënd, kur të bëhesh?

Kejvina Kthella: Sigurisht as Prenkë, as Nikollë.


EMISIONET