Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka marrë një letër kërcënuese.

Letra është bërë publike nga vetë ministri në Instagram.

Letra anonime ka mbërritur në Selinë e Ministrisë. E shkruar me një gramatikë të keqe shkruhet "ke 3 shqiptarë pas qafe" do ekzekutohesh, je derr, gay etj.

Ndërkohë komenti i Salvinit në rrjetet sociale ishte: "Eci përpara në punën time, puthje e përqafime"

"Të shtunën e ardhshme, më 8 dhjetor në 11 në Romë në Piazza del Popolo, ne do të përgjigjemi me buzëqeshjet e një deti italianësh të respektuar!”, shkruan Salvini në Instagram.

/Ora News.tv/