Kazakistan, autobusi përfshihet nga flakët, 52 të vdekur

Kazakistan, autobusi përfshihet nga flakët, 52 të vdekur

Të paktën 52 persona kanë humbur jetën pasi një autobus u përfshi nga flakët në Kazakistan. Lajmi u konfirmua nga ministria e Brendshme, e cila tha se pesë persona arritën të shpëtonin me lëndime.

Aksidenti ndodhi të enjten në mëngjes në qarkun Irgiz të rajonit Aktobe.

Të gjitha viktimat thuhet se janë qytetarë të Uzbekistanit, të cilët mendohet se po udhëtonin ose nga Rusia, ose për në Rusi.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit në autobus. Ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

EMISIONET