"Kathimerini": Vetëm këtë vit u kapën mbi 3 ton kanabis shqiptar me mbi 300 arrestime

"Kathimerini": Vetëm këtë vit u kapën mbi 3 ton

Një rritje e mbrehtë e konfiskimit të drogës, kryesisht kanabis, i cili u rrit në 232% në dy vitet e fundit në Epir dhe pavarësisht zbulimit të vazhdueshëm të të gjitha rasteve përgjatë kufirit greko-shqiptar, ka shumë vëllime.

Kështu shkruan gazeta e njohur greke "Kathimerini" sipas të cilës, kapja e sasive të mëdha të drogës në rajon ka bërë që policia të arrijë në përfundimin se kanalet e tregtarëve shqiptarë të drogës dërgojnë sasi të mëdha kanabisi të prodhuar në Shqipëri për t'u shpërndarë më pas në pjesën tjetër të Ballkanit dhe Evropës nëpërmjet Italisë dhe madje edhe në Turqi.

Policia greke është angazhuar në 24 orë në ditë për "gjuetinë" ndaj trafikantëve.

Zyrtarët e policisë veprojnë në grupe të vogla, fleksibile, në bazë të informacioneve si dhe kontrolleve edhe në zonat e thyera malore.

Në qoftë se të dyshuarit kalojnë zonën e parë të postbllokut të policisë në prefekturën e Janinës, ka një mobilizim tjetër në zonën e dytë, atë të Artës dhe Thesprotia ku përmes postblloqeve bëhen arrestimet.

"Përpjekjet e policisë kundër trafikut të drogës, të cilat arrijnë në vendin tonë me thasë dhe në çdo mënyrë të mundshme është ndoshta më të vështira të dekadave të fundit", shkruan gazeta.

Duke pasur parasysh situatën e tanishme, edhe në qoftë se mbrohet më miri kufiri me pajisje më të specializuara, ndoshta zvogëlohen sasitë e mëdha të kanabisit të importuar në vend. Aktualisht shkruan gazeta, në zonat përgjatë kufirit me Shqipërinë përveç policisë greke, është një forcë e vogël e Frontex, e cila kryen inspektime të plota dhe prita për trafikantët në male ose në lumenj.

Statistikat janë treguesi më i mirë i situatës. Vitin e shkuar, në rajonin e Epirit janë sekuestruar 9 ton dhe 203 kg kanabis, ndërsa në vitin 2016, sasia e sekuestruar ishte 2 ton dhe 772 kg, rritje e përllogaritur në 232%.

"Kathimerini" shkruan se në vitin 2018 dhe deri tani janë sekuestruar 3 ton e 213 kg drogë. Konfiskimet e shtatë muajve të vitit 2018 arritën në 961 kg në Janinë dhe 300 Thesprotia, në 208 raste si dhe ka pasur 306 arrestime, kryesisht shqiptarë.


EMISIONET