Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka zhvilluar një vizitë në familjen Preka në Shkodër, katër anëtarë të së cilës kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur pak ditë më parë.

Spaho ka shprehur ngushëllimet për humbjet e shumëfishta të jetëve.

Spaho: I shprehem ngushëllime familjes për këtë tragjedi të rënde. Solidarizim me këtë rast tragjik ku 3 fëmije dhe babai ndërruan jetë.

Aksidenti tragjik ndodhi më 18 shkurt, ku një mjet tip ‘Alfa Romeo’ me të cilin po udhëtonte Edmond Preka bashkë me bashkëshorten dhe 3 fëmijët u përplas me një mjet tip ‘Fuoristradë’, brenda të cilit ishin Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji.

Nga aksidenti humbën jetën Edmond Preka dhe tre fëmijët e tij, ndërsa ka mbijetuar vetëm bashkëshortja, e cila ndodhet ende në spital.

/Ora News.tv/