Me dhjetëra kamionë me mallra janë detyruar të presin me orë të tëra për të kaluar në pikën kufitare të Qafë Thanës.Shkak janë bërë disa probleme teknike të skanerit dhe kjo ka bërë që të punohet shumë ngadalë.Drejtuesit e kamionëve të indinjuar kërkojnë marrjen e masave pasi paguajnë taksë për këtë shërbim

Dhjetra mjete të tonazhit të rëndë janë bllokuar në pikën e kalimit kufitarë të Qafë Thanës . Shkak për këtë është bërë mosfunksionimi i skanerit dhe neglizhenca e autoriteteve doganore.

Të indinjuar dhe të lodhur, drejtuesit e mjeteve kanë pohuar se kjo situatë ka prej disa ditësh ndërsa temperaturat e larta e bëjnë të pamundur qëndrimin në pritje me orë të tëra

"Kemi 4 orë që presim në temperatura të larta. Nuk është aspak normale. E bëjmë çdo ditë këtë rrugë dhe i njëjti avaz. Na mbajnë kot pa arsye. Mbajmë familjen me këtë punë. Paguajmë miliona taksa në shtet. Shërbimi është zero. Turp".

Ata thonë se jane taksapagues të rregullt, ndërsa shërbimi është pothuajse zero. Një situatë aspak normale, e cila nuk ndodh kurrsesi në palën maqedonase.

Prej më shumë se 4 oresh kamionët kanë pritur të bllokuar, ndërsa të dhënat nga autoritetet doganore thanë se shkak ishte problemi teknik i skanerit.




/Ora News.tv/