Reginaldo "zhvlerëson" Sowe, Kukësi ngushton në 8-të pikë distancën me korçarët

Reginaldo "zhvlerëson" Sowe, Kukësi ngushton në

Pas humbjes me Kukësin, Skënderbeu ka pësuar një tjetër goditje, duke u mposhtur me rezultatin 3 me 2 nga Laçi në takimin e vlefshëm për javën e 32-të të Kategorisë Superiore.

Kurbinasit përmbysën gjithçka në të dytën me dygolëshin e Reginaldo që zhvlerësoi dy golëshin e Ali Soëe në pjesën e parë. Pjesë e këtij triumfi ishte dhe goli i Bruno Lulaj që ngushtoi shifrat në minutën e 46-të të pjesës së parë.

Fitore arriti dhe Kukësi që mposhti me rezultatin minimal 2-1 Lushnjën. Verilindorët kaluan në avantazh me të përhershimin Guri, ndërsa Balde në minutën e 60-të i dha fitoren kampionëve. Barazimin e përkohshëm e vendosi Pepa që u tregua i saktë nga penalltia.

Në barazim 0-0 u mbyll takimi në Kamëz, aty ku Kamza vendase priste Luftëtarin.




EMISIONET