Kategoria Superiore luan javën e fundit, Partizani-Kamza sfida që përcakton sezonin

Kategoria Superiore luan javën e fundit, Partizani-Kamza sfida që

Java e 36-të e Kategorisë Superiore do të rezervoi derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Kamzës që do të zhvillohet nesër në "Selman Stërmasi". Skuadra e "demave të kuq" i ka objektivat e qarta që është vetëm fitorja për të shpresuar tek një biletë evropiane për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që dhe në kampin tjetër,

Kamza tenton vetëm 3-pikët për të mos rrëzikuar rënien në Kategorinë e Parë. Momentalisht Kamza numëron 2 pikë më shumë se Vllaznia që mban një vend që të dërgon një kategori më poshtë.

Në takimet tjera, Kukësi do të pres Flamurtarin, Teuta do të mas forcat me Laçin, ndërsa Luftëtari do të luaj një takim mjaft të lehtë në letër përballë Lushnjës.

EMISIONET