Politologu Afrim Krasniqi komenton në Ora News situatën politike. Krasniqi thotë se rasti i ish ministrit Saimir Tahirit, në vend që të kthehej si një rast për të nisur një katarsis në politikë kaloi në  kanalet e përhershme të politikës, një lojë me maska mes palëve që rrezikon që edhe dosjet më të mëdha korruptive në Shqipëri të ngelen pa përgjigje. Krasniqi thotë se PS duhet të kthehet në parti funksionale ndërsa PD e LSI-së duhet të reformohen tërësisht.

Afrim Krasniqi: Nuk mund të jenë shpresë as LSI, as të pakënaqurit e as marrëveshjet e fshehta apo publike me PS-në. Shqipëria ka nevojë për një opozitë efektive, të qëndrueshme, të besueshme dhe të reformuar, element që i mungojnë opozitës sot.

Në rast e ish ministrit të brendshëm pamë që dhurata që i dha opozitës Italia dhe media ishte jashtëzakonisht më e madhe sesa kapaciteti që mbante opozita dhe në vend që të kthehej, jo në një betejë politike, por në një rast për të nisur një katarsis në politikë, kaloi në ato kanalet e përhershme të politikës, një lojë me maska mes palëve që rrezikon që edhe dosjet më të mëdha korruptive në Shqipëri të ngelen pa përgjigje.

LSI e ka jetike koalicionin me PD-në. Do të shkojë në zgjedhje lokale dhe me një sistem maxhoritar në zgjedhje lokale fuqia e saj për të fituar një kryetar bashkie është vetëm teorike. Nuk ka shans praktik. Prandaj ajo është e detyruar të bëjë koalicion, dhe në këtë rast është PD. Por kush është interesi i PD-së dhe i demokracisë në Shqipëri? 

Ne kemi interes që PS të kthehet në parti funksionale por dhe që PD e LSI-së të reformohen tërësisht sepse nuk kanë qenë modele pozitive. Në tërësinë e saj, rasti i LSI-së ka qenë klienteliste dhe të kthehet në një parti të besueshme duhet të ndodhë një proces katarsisis brenda tyre, pastaj të na ofrojnë një retorikë të ashpër siç po ndodh kohët e fundit 

PD para se të shkojë tek ish themeluesit e PS-së që ndodhen me LSI duhet të shkojë tek ish themeluesit e PD-së që janë pa përfaqësim.  Nëse ata e varin shpresën tek përçarja e të majtës historia e tyre në opozitë do të jetë shumë e gjatë.

/Ora News.tv/