Kastro Zizo ka dy fjalë për ish-gratë

Kastro Zizo ka dy fjalë për ish-gratë

Këngëtari i njohur, Kastro Zizo është ndër artistët shqiptarë që pranon hapur lidhjet e dashurisë, edhe nëse i kanë dështuar. Ai ka qenë dy herë i martuar dhe nga ato lidhje është bërë baba i dy fëmijëve.

Në intervistën për "Mos i fol babagjyshit" në Ora News, ai u shpreh se pavarësisht të kaluarës, i uron më të mirën ish-grave ndërkohë që martesën e quan diçka të shenjtë. I pyetur nëse do realizojë një martesë të tretë, ai tha:

"Do ta mendoj mirë këtë, martohu, çmartohu, vetëm stresi që duhet të ikësh nëpër gjykata."

Nuk mungoi edhe pyetja për dëshirën që mund të ketë për të pasur një familje që të dalë për piknik gjatë të dielave. Por ai çdo gjë në të kaluarën e quan kapitull të mbyllur, ndërkohë që fëmijët i ka shumë pranë vetes dhe nuk i mungon koha për të kaluar me ta.

"Unë kaloj pafundësisht ditë me djalin dhe vajzën time. Ish-gratë janë përkatësisht me jetën e vet dhe i uroj më të mirën. Këto i quaj si kapituj të mbyllur të jetës time dhe sigurisht i uroj më të mirën njerëzve që kanë qenë me mua", u shpreh Kastro.

EMISIONET