Disfata ndaj Kastriotit ka lëkundur jo pak pozitat e Ernest Gjokës në krye të pankinës së Kamzës. Një gjë të tillë e ka pohuar vetë tekniku Gjoka, i cili tha se do të rishikojë pozicionin e tij, pasi e ka shumë të vështirë të motivojë skuadrën.

HUMBJA – “Sot ishte një ndeshje për tu fituar. Nuk u fitua dhe të gjithë do të mbajmë përgjegjësitë tona. Do ta mendoj largimin nga Kamza. Do të flas me presidentin dhe do të rishikoj pozicionin tim.

NDESHJA – “Ishin dy pjesë të ndryshme, por mos harroni që ishte një presion i madh., duhet të ishim më të kujdesshëm dhe të shtynim disi përpara, por nuk u realizua me sukses.

POZICIONI – “Kam vështirësi, pasi ne erdhëm që të bënim diçka ndryshe. Nuk po ia dalim dot dhe do të rishikoj pozicionin tim. Nuk po motivohemi dot dhe gjërat në futboll shkojnë të gjitha bashkë”,- u shpreh Gjoka.

/Ora News.tv/