Karvani me qindra emigrantë "ngec" në kufirin midis SHBA dhe Meksikës

Karvani me qindra emigrantë "ngec" në kufirin midis SHBA dhe

Qindra emigrantë që udhëtojnë të gjithë së bashku në një karvan, janë ndaluar të hyjnë në SHBA.

Zyrtarët e kufirit amerikan thanë se janë rreth 150 vetë, shumica me fëmijë, të cilët kanë mbushur thuajse plot kufirin Meksikë-Amerikë.

Nuk u bë e ditur menjëherë nëse emigrantët nga Hondurasi, Guatemala dhe El Salvadori do të lejohen të kalojnë më vonë, apo do të kthehen mbrapsht.

Presidenti Donald Trump tha se  karvani është një kërcënim për sigurinë e Amerikën.

Ai u zotua se do të dërgojë ushtrinë amerikane për të siguruar kufirin jugor me Meksikën.

Shumë nga grupi thonë se ata po ikin nga persekutimi dhe dhuna në vendet e tyre.

EMISIONET