Kartoni i kuq ndaj Valencias, ja si e komenton Lopetegui

Kartoni i kuq ndaj Valencias, ja si e komenton Lopetegui

Pas futbollistëve të Juventusit, në krah të Cristiano Ronaldos ka dal dhe trajneri i Realit të Madridit, Julen Lopetegui.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së fundjavës në La Liga, spanjolli nuk i ka shpëtuar pyetjes rreth ndëshkimit të Cristiano Ronaldos me karton të kuq në ndeshjen ndaj Valencias.  

Sipas tij, në rast se në Champions do përdorej sistemi "VAR" portugezi nuk do të ishte përjashtuar nga loja.

"Nuk e pashë shumë mirë, por të gjithë më thanë se nuk duhej të ndëshkohej. Ndonjëherë këto gabime ndodhin, por VAR ndihmon që ata të mos bëjnë. Nëse nuk ishte ashtu siç dukej ... por nuk më takon të flas për këtë. "-deklaroi Lopetegui. 

EMISIONET