Kartoni i kuq ndaj Valencias, ja sa ndeshje pezullim rrezikon Ronaldo

Kartoni i kuq ndaj Valencias, ja sa ndeshje pezullim rrezikon Ronaldo

UEFA ka konfirmuar se ka hapur procedurat disiplinore kundër Cristiano Ronaldos për kartonin e tij të kuq në fitoren e Juventusit kundër Valencias.

Ylli portugez u ndëshkua pas një përplasje verbale me mbrojtësin Jeison Murillo, me Felix Brych që nuk nguroi për t'i treguar atij kartonin e kuq.

Sipas rregullave të UEFA-s, kartoni i kuq sjell përjashtim për një ndeshje, ndërsa Enti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës mund të shqiptojë dënim të mëtejshëm nëse veprimi i tij konsiderohet serioz.

Rasti do të trajtohet më 27 shtator. Megjithatë kjo është një procedurë standarde dhe nuk do të thotë  se Ronaldos do t'i jepet një pezullim shtesë. Në mbrojtje të yllit të saj pritet të jetë edhe klubi i Juventusit, por fitorja do të jetë shumë e vështirë pasi ata do të duhet të sjellin fakte dhe pamje të qarta të episodit, diçka e cila nuk është aspak e lehtë.

Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq mbrëmjen e djeshme, që në minutën e 29-të, duke lënë Juventusin në inferioritet numerik për rreth 60 minuta. Megjithatë kjo nuk ndikoi te bardhezinjtë, pasi në "Mestalla" ishin ata që fituan me shifrat 2-0.

EMISIONET