Reperi i njohur, Capital T po zhvillon suksesin e tij edhe në Amerikë duke zhvilluar koncerte muzikore.

Një ndër personat që po mbështet muzikën e tij është babai i reperit Drake, Dennis Graham.

Ai ka publikuar në faqen e tij në Instagram posterin e koncertit të rradhës në Torino të Italisë, duke shkruajtur: “Mbështetje të madhe për mikun tim Capital T që po shkëlqen në Shqipëri, unë po të mbështes nga Amerika.”

Ndërkohë reperi ka sjellë albumin më të ri ‘Winter is here’ duke bashkëpunuar me artistë nga vende të ndryshme.

Nuk dihet nëse mbështetja e reperit amerikan do të thotë se së shpejti do të vijë një bashkëpunim mes Capital T dhe Drake.



/oranews.tv/

/Ora News.tv/