Karburantet në lupë, në fokus do të jetë regjimi fiskal i pompave dhe kuponi tatimor

Karburantet në lupë, në fokus do të jetë regjimi fiskal

Aksioni anti-informalitet gjatë muajit gusht do të përqëndrohet në sektorin e karburanteve.Drejtorja e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, deklaroi se në sitë do të kalojën rreth 1200 subjekte.Ndërsa nga monitorimet janë konstatuar ndërhyrje në pompa, duke i kaluar nga regjimi automatik në atë manual.Ndërsa përsa i përket aksionit gjatë sezonit 41% e bizneseve janë konstatuar me shkelje.

1200 subjekte që ushtrojnë veprimtari në sektorin e karburanteve në Shqipëri do të jenë në fokus të kontrolleve të administratës tatimore dhe metrologjisë.

Drejtorja, Delina Ibrahimaj, bëri me dije se nga monitorim janë konstatuar se ka pasur shkelje, sidomos në regjimin fiskal.

Brahimaj paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerim për ato karburante që nuk lëshojnë kupon tatimor.

Delina Ibrahimaj: Për të garantuar respektimin e rregullit, pa kupon nuk ka karburant, për të gjithë operatorët në këtë sektor duke u nisur nga më të mëdhenjtë te më të vegjëlit. Në shumë karburante bëhen ndërhyrje në pompat e tyre duke i kaluar nga regjimi automatik në manual. Qëllimi i inspektimit është identifikimi i këtyre karburanteve, certifikimi i regjimit automatik te këto.

Ndërsa shkeljet më të mëdha të konstatuara nga kontrollet e ushtruara në bar-restorantet dhe hotelet ka rezultuar që të jenë moslëshimi i kuponit si dhe regjistrimi i bizneseve.

Delina Ibrahimaj: Janë kryer 1933 kontrolle në të cilat janë konstatuar 803 shkelje të legjislacionit tatimor. Kemi identifikuar dhe po vazhdojmë të monitorojmë regjistrimin e njësive akomoduese, deklarimin e punonjësve dhe mosrespektimin e detyrimeve të tjera.

Ndërtimi do të jetë një tjetër sektor ku do të fokusohen kontrollet nga administrata tatimore.



EMISIONET